Ministria turke e Punëve të Jashtme dha kritikë sot deri te Bashkimi Evropian për atë që i ka bërë thirrje Ankarasë të përmbahet nga deklaratat radikale dhe vlerësoi se është shumë pikëlluese ajo që BE-ja qëndron në anën e Holandës, e cila sipas Ministrisë i shkel të drejtat e njeriut dhe vlerat evropiane.
Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Holandës, vende-partnere të NATO-s, gjatë ditëve të fundit janë keqësuar për shkak të kontestit rreth aktiviteteve të politikanëve turq në Holandë, si pjesë e fushatës së Turqisë për referendumin e ardhshëm në muajin prill.
Ankaraja dje kumtoi se do t’i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike në nivel të lartë, pasi autoritetet holandeze i penguan ministrat e Turqisë të flasin para turqve që jetojnë në Holandë.
Kontesti, shkaktoi tensione edhe në BE, ndaj të cilës Turqia dëshiron të përfshihet.
MPJ-ja turke theksoi se BE-ja në mënyrë selektuese i zbaton vlerat themelore demokratike dhe të drejtat dhe liritë e njeriut, si dhe se vërejtjet, të cilat i referohen përmbajtjes nuk kanë vlerë për Turqinë.