1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Turqia e 16-ta në botë për prodhimin e automobilave

Më të lexuarat

Turqia radhitet e 16-ta në botë sa i përket prodhimit të automobilave, thuhet në raportin e Organizatës Ndërkombëtare të Prodhuesve të Mjeteve Motoristike (OICA) të lëshuar të hënën.

Në periudhën e fundit, Turqia ka prodhuar 667.592 vetura, që shënon rritje prej 18,4 për qind nga viti 2014.

Prodhimin global është rritur për 0,5 për qind në gjashtë muajt e parë të vitit 2015 krahasuar me vitin e kaluar.

Të dhënat flasin se prodhimi botëror ka shkuar në 45,6 milionë nga janari deri në qershor kë këtij viti, nga 45,4 milionë sa kishte një vit më herët.

Kina përsëri kryeson listën e 20 prodhuesve më të mëdhenj me rreth12 milionë vetura, ndërsa ndiqet nga SHBA-të me rreth 6 milionë dhe Japonia me rreth 4,5 milionë vetura të prodhuara.

Italia ka rritur prodhimin për 43 për qind, me mbi gjysmë milioni vetura të prodhuara këtë vit. Irani po ashtu shënon rritje të prodhimtarisë me 14 për qind deri në këtë periudhë të vitit.

Të hënën, kompania Toyota njoftoi se ka shitur afërsisht 7,5 milionë vetura në nëntë muajt e parë të vitit, që është më shumë se çdo prodhues tjetër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit