0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Turqia, drejt një avioni luftarak kombëtar

Më të lexuarat

Më 18 mars 2023, prezantimi i krenarisë së re ajrore

Turqia është duke bërë përgatitjet e fundit për fluturimin e parë të një avioni të avancuar luftarak.

Autoriteti Turk i Industrisë së Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAS) do të prezantojë zyrtarisht avionin autokton reaktiv Hurjet më 18 mars 2023, në 100-vjetorin e Republikës së Turqisë, raporton Anadolia.

Avioni ka një gamë të gjerë aftësish dhe një ngarkesë të madhe në fushën e betejës.

Organizuar nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë dhe Fondacioni Turk Technology Team T3, në aeroportin Samsun Carsamba në qytetin Samsun po mbahet festivali prestigjioz botëror i aviacionit “Teknofest Karadeniz”.

Në kuadër të këtij eventi teknologjik janë ekspozuar avionë të shumtë, ndër to dhe avionë luftarakë pa pilot.

Drejtori i përgjithshëm i TUSAS, Temel Kotil, tha se “Teknofest” është veçanërisht i fokusuar tek të rinjtë, për të nxitur kreativitetin dhe inovacionin e tyre.

 Festimi i 100-vjetorit të Republikës

Ai shtoi se kompania që ai drejton çdo vit merr pjesë në “Technofest” me shpikje të reja, duke theksuar se këtë vit po organizojnë trajnime për robotë për fëmijë.

“Ne gjithashtu duam t’u tregojmë fëmijëve dhe të rinjve se nuk është aq e vështirë të bësh një aeroplan. Ky eveniment e përmbushi qëllimin e tij, sepse interesimi për festivalin në Samsun është i madh”, tha ai.

Kotil theksoi se tashmë janë duke u përgatitur për festimin e 100-vjetorit të Republikës së Turqisë vitin e ardhshëm, kur do të prezantojnë një avion të ri.

“Po përgatisim ‘Hurjet’, aeroplanin luftarak kombëtar dhe Atak-2, të cilin do ta prezantojmë më 18 mars 2023”, tha ai.

Siç tha ai, zhvillimi i avionit luftarak kombëtar është një projekt shumë i rëndësishëm për Turqinë.

Asambleja përfundimtare e “Hurjet”, drejt përfundimit

“Pasuria më e madhe e Turqisë janë të rinjtë e saj. Ata do të vazhdojnë të punojnë në atë që ne po bëjmë tani. Këtë entuziazëm e shohim tashmë tek ata, e shohim në sytë e fëmijëve”, tha Kotil.

Ai theksoi se me shumë vendosmëri vazhdojnë të punojnë në projekte të mëdha.

“Faza përfundimtare e ‘Hurjet’ është drejt përfundimit. Tani është duke u bërë pjesa e brendshme e saj. Jemi të fokusuar në testimin në terren dhe fluturimin e tij më 18 mars 2023”, tha ai.

Kotil theksoi se shumë shtetarë të lartë nga vendet e huaja vizitojnë kompaninë e tyre dhe tregojnë interes për avionët që prodhojnë.

“I njohim me punën e kompanisë dhe u shpjegojmë se çfarë bëjmë, flasim për përvojën, sukseset dhe produktet tona. Kjo është shumë e rëndësishme për Turqinë. Turqia do të jetë shumë ndryshe kur të rinjtë tanë të angazhohen plotësisht. Ky proces tashmë ka nisur dhe nuk mund të ndalet”, tha Kotil. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit