Është raportuar se Turqia po përgatitet për një zbulim të ri të gazit natyror në Detin e Zi.
Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez ka postuar në llogarinë e tij në Twitter një video, që e shoqëron me titullin: “Numërimi drejt zeros për gazin e Detit të Zi”.
Ne synojmë që gazin e Detit të Zi ta vendosim në shërbim të qytetarëve në tremujorin e parë të vitit 2023. Po përgatitemi për një shpim tjetër eksplorues në një zonë të re ngjitur me Fushën e Gazit “Sakarya”. Shpresoj se do t’u japim qytetarëve një lajm të mirë edhe në vitin 2022″, shkruan ministrin në postimin e tij.
Anija shpuese “Fatih” (vitin e kaluar) kishte zbuluar gjithsej 540 miliardë metra kub gaz natyror në detin e Zi. /trt