1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

‘Turqia do ta ketë një nga pozicionet kryesore në botë’

Më të lexuarat

Ish-komandanti Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropën, Wesley Clark, ka theksuar se Turqia me kulturën e saj të jashtëzakonshme dhe me trashëgiminë e madhe në të ardhmen do të jetë një prej vendeve më të fuqishme në botë. Por sipas tij “Në të njëjtën kohë kjo do të thotë që Turqia do të përballet edhe me sfida të shumta”.

Clark i cili ndodhet në Stamboll për të marrë pjesë në Samitin e Këshillit të Atlantikut 2017, duke folur për A. Agency , ka theksuar se në krizën e Sirisë duhet të veprohet hapë pas hapi.

Ai tha se duhet të luftohet me DEASH-in duke mos shkaktuar viktima civile dhe sipas tij çlirimi i Mosulit do të merr kohë.

“Me çlirimin e Mosulit do të ketë lëvizje në Rakka dhe DEASH-i do ta humb bazën rajonale”, tha Clark.

Duke nënvizuar se kjo nuk do të thotë përfundimi i DEASH-it, Clark tha se ata njerëz që duan që pikëpamjet e tyre t’i mbrojnë nëpërmjet dhunës, do të vazhdojnë të bien pre e organizatave të tilla si DEASH.

Clark duke folur për qëndrimet e SHBA-ve dhe të Rusisë lidhur me krizën në Siri tha se të dy shtetet kanë disa interesa nga ky rajon, por që këto interesa nuk janë të përshtatura dhe sipas tij nuk po bashkëpunojnë, duke shtuar se prandaj është e vështirë të gjendet një mënyrë e drejtë e bashkëpunimit.

“Procesi politik është puna e vështirë që duhet bërë së bashku. Është pastrimi nga DEASH-i, krijimi i qeverisë në rajon dhe natyrisht sigurimi i armëpushimit”, tha Clark.

Clark po ashtu paralajmëroi se në rast të vazhdimit të krizës do të vazhdojë edhe jostabiliteti dhe dhuna, që po mbizotëron me vite në Siri dhe në disa vende të Lindjes së Mesme.

“Përderisa Irani do të vazhdojë përpjekjet për ruajtjen e ndikimit në Irak, Siri dhe Liban dhe përderisa shtetet tjera vazhdojnë t’i rezistojnë sulmit të Iranit diskutimet, takimet dhe dhuna do të vazhdojë”, tha ai.

“Turqia përballë sprovimeve”

Duke vlerësuar pozitën e Turqisë në gjeografinë e Lindjes së Mesme ku po përjetohen krizat, Clark tha se Turqia është anëtare e NATO-s dhe se ata janë mjaft të kënaqur me këtë.

Sipas tij, qeveria turke po bën një punë shumë të mirë duke u kujdesur për të gjithë refugjatët.

“Disa grupe në mesin e të cilëve ndodhen edhe kurdët dëshirojnë të krijojnë shtetin e tyre duke e arritur pavarësinë. Kjo është një çështje e cila do të ndikojë edhe Turqinë edhe Irakun, por edhe Iranin. Në anën tjetër Irani në qoftë se i plotëson kushtet e vendosura dy vjet më parë në marrëveshjen për programin bërthamor dhe nëse kjo krijon një lehtësim të madh si për veten ashtu edhe për Perëndimin, pas kësaj do të hyjë në kërkim të tregut. Turqia edhe pse mund të jetë një rrugë e shkurtër, është një shtet konkurrues. Për këtë arsye është ende e paqartë se çfarë hapash do të ndërmarrë Irani në këtë aspekt. Kështu që, pozicioni i Turqisë në Evropë dhe Azi, me rrugët ujore dhe me kulturë të jashtëzakonshme për të ardhmen është një prej pozicioneve më të rëndësishme në botë. Por në të njëjtën kohë kjo do të thotë se Turqia do të përballet me sfida”, u shpreh Wesley Clark./Kosovapost.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit