Si shkak i virusit COVID-19 shumë aktivitete që aktivitete që bëheshin në ditë të zakonshme janë mbyllur. Një diskutim ka filluar nëse muslimanët duhet të agjërojnë apo jo në këto ditë të virusit, ku shumë Islamofobë shprehen se as nuk duhet quar nëpër mend agjërimin e Ramazanit.
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot marrëveshjen me Turqinë, për një grant prej 16 milionë dollarësh, e cila pritet të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e mëtejshme të kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Marrëveshja e bashkëpunimit ka për qëllim, përcaktimin e parimeve në lidhje me dhënien e një shume të plotë në dollarë amerikanë të barabartë me 100.000.000 TL (njëqind milionë lira turke) që duhet të alokohet në disa vite, me qëllim blerjen e mallrave dhe shërbimeve për qëllime ushtarake, mundësisht nga firmat dhe shoqëritë vendase që janë pjesë 100% e prodhimit të brendshëm, kryesisht në Turqi, në kuadrin e ligjeve të brendshme dhe pjesëve të buxhetit vjetor të Republikës së Turqisë.
“Ne të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është të ngremë një shërbim të emergjencës civile në vend, sidomos pas tërmetit të nëntorit të vitit që lamë pas. Granti ndahet edhe në mallra e shërbime edhe në trajnime në sasinë prej 16 milionë dollarë “, tha kryetarja e Komisionit, Milva Ekonomi.
Sipas saj, në strukturën e marrëveshjes së grantit prej 16 milionë dollarësh, këto elemente janë të përcaktuar qartë.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi bëri të ditur se e gjithë asistenca përqendrohet në blerje të shërbimeve, mallrave e pajisjeve që rrisin kapacitetin e Forcave të Armatosura për të reaguar ndaj emergjencave civile.
“Këtë orientim e ka bërë vet pala shqiptare dhe në ndryshim nga marrëveshjet tradicionale kjo asistencë shtrihet në 5 vite. Por kjo nuk do të thotë se e tërë asistenca shtrihet në mënyrë të barabartë në 5 vite. Ne do të përpiqemi ta përshpejtojmë në mënyrë që këto kapacitete të jenë sa më shpejt në dispozicion të forcave të armatosura”, u shpreh Koçi/ATSH
Por myslimanët janë si kur më parë më të entuzismuar për ardhjen e këtij muaji, që quhet edhe Muaji i Mëshirës.