4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Turqia dhe Presidenti Erdogan i kushtojnë shumë rëndësi Shqipërisë

Më të lexuarat

Ambasadori i Turqisë në Tiranë ka deklaruar se vendi i tij dhe Presidenti Erdogan i kushtojnë shumë rëndësi Shqipërisë dhe kjo tregohet qartë tek projektet konkrete, sikurse është edhe ai i ndërtimit të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës…

 

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk, në kuadër të vizitave në bashki të ndryshme të Shqipërisë, ka zhvilluar vizita kortezie në qytetin bregdetar të Vlorës me Kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli, Prefektin e këtij rrethi, Flamur Memaj dhe rektorin e Universitetit “Ismail Qemali”, Roland Zisi.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Leli, ka mirëpritur ambasadorin e Turqisë duke thënë se pritja e tij entuziaste tregon më së miri marrëdhëniet mes dy vendeve. “Detyra jonë dhe e brezit të ri është të çojmë në një tjetër dimension këto marrëdhënie”, ka thënë ai duke theksuar edhe një herë marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve.

Ndërsa ambasadori i Turqisë, Yoruk, ka thënë se ndodhet në Vlorë në kuadër të një turneu vizitash në jug të Shqipërisë. Ambasadori turk theksoi se projekti i aeroportit të Vlorës me bekimin e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, do të sjellë zhvillim.

Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Vendi dhe presidenti ynë i kushtojnë shumë rëndësi Shqipërisëdhe kjo tregohet qartë edhe tek projektet konkrete,sikurse është edhe ai i ndërtimit të aeroportit në këtë qytet”, ka thënë ambasadori dhe më pas duke folur për detaje për projektin e aeroportit të Vlorës, Yoruk ka bërë me dije që vetëm në etapën e parë në këtë projekt do të mund të punësohen rreth një mijë persona.

Ky projekt do të jetë një gur themel kilometrik, por nuk do të jetë i fundit pasi mendoj që do të jetë shtysë për nisjen e projekteve të ngjashme të mëdha. Ne do të vazhdojmë të nxisim sjelljen e projekteve të reja në mënyrë që rajoni të zhvillohet dhe shtetasit turq do të jenë ata që do të vizitojnë më shumë këtë vend”, ka thënë ambasadori dhe më pas ka shtuar duke thënë, “Ky projekt është një fillim, por një fillim i bukur”.

Dua të theksoj diçka. Kompanitë që janë duke marrë përsipër ndërtimin e këtij aeroporti janë gjithashtu ndërtuesit e aeroportit më të madh në botë, atë të Stambollit i cili pritet të ketë një kapacitet prej 200 milionë udhëtarësh. Këto kompani janë ndërtuesit e aeroportit të Vlorës”, ka thënë ai duke dhënë detaje për kompanitë e ndërtimit të këtij aeroporti.

Në kuadër të vizitës ambasadori Yoruk është pritur edhe nga prefekti. Në këtë takim prefekti ka falënderuar ambasadorin për vizitën. Duke vënë në dukje kontributin e pamohueshëm të Turqisë për Shqipërinë dhe veçanërisht për Vlorën, ai ka dalluar kontributin e këtij vendi në ushtri, ekonomi, arsim dhe sport.

Nga ana tjetër, ambasadori Yoruk në fjalën e tij është shprehur se vendi i tij është duke realizuar dy projekte të rëndësishme në Shqipëri ku një nga këto projekte është edhe aeroporti i Vlorës.

Në vazhdim të vizitës në këtë qytet ambasadori ka shkuar në Universitetin “Ismail Qemali”, ku është takuar me rektorin dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të këtij universiteti.

Në fjalën e tij në këtë takim, rektori Zisi falënderoi për vizitën e ambasadorit dhe e njohu atë nga afër me punën e universitetit. Ai kërkoi ndihmë nga ambasadori për zgjerimin e bashkëpunimeve me universitetet turke duke theksuar se ata aktualisht kanë realizuar projekte të përbashkëta me disa universitete të Turqisë.

Ndërsa ambasadori Yoruk ka mirëpritur kërkesatduke thënë se do të interesohet për rritjen e bashkëpunimit me universitetet turke në shumë dimensione. Ai ka thënë se veçanërisht hapja e gjuhës turke do të jetë e rëndësishme dhe shumë e dobishme për studentët e këtij universiteti me emrin “Ismail Qemali”, i cili, sipas tij, është një figurë sa e rëndësishme për Shqipërinë po aq edhe për Turqinë.

Në Tiranë zhvillohen aktivitete përkujtimore për 15 Korrikun

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore me rastin e përvjetorit të dytë të tentativës për grusht shteti të organizatës terroriste FETO në Turqi, u organizua në Tiranë mbrëmjen e të hënës një veprimtari poetike me titull “Poezi nga Serdar Tuncer”.

Në aktivitetin e organizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në bashkëpunim me Fondacionin Alternativa e së Ardhmes (ALSAR), të pranishëm ishin ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Necip Ozay Ozutok, presidenti i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, si dhe përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri.

Në fjalën e tij përshëndetëse ambasadori turk, Yoruk,tha: “Kjo që ne po përkujtojmë sot është një ngjarje shumë e rëndësishme, sepse përkujtojmë një ditë kur me mijëra njerëz dolën në rrugë për të mbrojtur atdheun dhe vlerat tona në emër të demokracisë dhe lirisë. Na sollët emocionet e asaj nate me poezitë dhe këngët tuaja. Ky është stacioni i parë i këtij aktiviteti, i cili gjatë ditës së nesërme do të zhvendoset në Shkup“.

Ndërkaq, në aktivitet e pranishme ishte Nihal Olçok, e cila është me origjinë shqiptare, njëherësh bashkëshortja e Erol Olçok dhe nëna e Abdullah Tayyip Olçok, të cilët ranë dëshmorë natën e 15 Korrikut. Duke përçuar mesazhin e saj, ambasadori citoi: “Edhe pse unë sot duhet të isha te varri i bashkëshortit dhe djalit tim, zgjodha të jem këtu pranë jush në mënyrë që vëllezërit shqiptarë të mos përjetojnë atë që përjetuam ne atje.

Më 15 Korrik u shënua përvjetori i dytë i tentativës për grusht shteti në Turqi, orkestruar nga organizata terroriste FETO, ku 251 policë, ushtarakë dhe civilë ranë dëshmorë dhe më shumë se 2.000 të tjerë u plagosën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit