1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Turqia dënon veprimet e Armenisë në kufirin me Azerbajxhanin

Më të lexuarat

Turqia dënon veprimet e Armenisë në kufirin me Azerbajxhanin

Turqia dënoi Armeninë për ngjarjet në kufirin me Azerbajxhanin.

“Dënojmë sulmet me armë të rënda të kryera nga Armenia natën që lidh 24 shkurtin me datën 25 shkurt kundër Azerbajxhanit”, u tha në komunikatën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministria ka shprehur mëshirë për ushtarët azerë që ranë dëshmorë dhe ngushëlluar të gjithë popullin e Azerbajxhanit.

Komunikata me shkrim thekson se Armenia për çerek shekulli vazhdon të mbajë të pushtuar 1/5 e territorit të Azerbajxhanit.

Ministria e Jashtme e ftoi Armeninë që të respektojë armëpushimin dhe t’u japë fund shkeljeve për mospërsëritjen e luftimeve të ashpra që kanë ndodhur më parë.

Turqia do të vazhdojë të mbështesënjë zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme në kuadër të integritetit territorial dhe sovranitetit të Azerbajxhanit, vijon komunikata.

Sipas komunikatës ministri i Jashtëm Mevlut Çavushollu (Mevlut Çavuşoğlu) ka realizuar në lidhje me këtë temë një bisedë telefonike me homologun e tij azer Elmar Mammedyarov.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit