1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Turqia dënon vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së për shaminë

Më të lexuarat



Turqia reagoi ndaj vendimit të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian (GjDBE) në lidhje me kufizimin e mbajtjes së shamisë.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme, u tha se vendimi i fundit i Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian mbi kufizimin e shamisë të vendosur për punonjësit e dy ndërmarrjeve të ndara në Gjermani shkel hapur lirinë e fesë.

“Vendimi përbën një shembull të ri të përpjekjeve për ta kthyer anti-islamin dhe intolerancën ndaj myslimanëve në një identitet institucional dhe ligjor në Evropë”,- thuhet shprehimisht në deklaratë, e cilat përmend qëndrimet raciste dhe diskriminuese me të cilat përballen myslimanët në Evropë.

“Në një kohë kur janë në rritje islamofobia, racizmi dhe helmi i urrejtjes, që e kanë marrë Evropën peng, vendimi i Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian jo vetëm që injoron lirinë e fesë, por gjithashtu bart një cilësi që do të sigurojë terren dhe mbulesë ligjore për diskriminimin. Ne e dënojmë vendimin e gabuar në aspektin juridik dhe ndërgjegjes, si dhe të rrezikshëm në fjalë në aspektin e nxitjes së armiqësisë kundër islamit”,- përfundon deklarata e shkruar e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë kishte marrë një vendim, sipas të cilit kompanitë në BE mund të ndalojnë punonjësit e tyre të mbajnë shami në kushte të caktuara.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit