7.4 C
Pristina
Monday, October 7, 2024

Turqia dënon vendbanimet e reja ilegale hebreje

Më të lexuarat

“E dënojmë fuqishëm miratimin e Izraelit për të ndërtuar mbi dy mijë ndërtesa të reja banimi në Bregun Perëndimor të cilin e mban të okupuar”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Turqisë

 

Turqia ka dënuar vendimin e izraelit për të ndërtuar vendbanime të reja shtesë ilegale, transmeton Anadolu Agency (AA).

“E dënojmë fuqishëm miratimin e Izraelit për të ndërtuar mbi dy mijë ndërtesa të reja banimi në Bregun Perëndimor të cilin e mban të okupuar”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Turqisë.

Ministria turke po ashtu theksoi se këto hapa të Izraelit shpërfillin të drejtën ndërkombëtare dhe vendimet e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe dëmtojnë në mënyrë të pariparueshme procesin e paqes.

“Është detyrim ligjor dhe moral të kundërshtohen këto praktika që shkelin të drejtat e pamohueshme të popullit palestinez. E ftojmë komunitetin ndërkombëtar të përmbushë këtë detyrim”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, siç thuhet, Izraeli ka ndërtuar 131 njësi vendbanimi në Bregun Perëndimor të cilin e mban nën okupim që nga viti 1967, dhjetë në Kudsin Lindor dhe 116 në rajonet kodrinore të Bregut Perëndimor.

Rreth 500 mijë kolonë hebrenj banojnë në vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor dhe 220 mijë në Kudsin Lindor. Izraeli synon që së shpejti të rrisë në një milion numrin e kolonëve në Bregun Perëndimor.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, të gjitha vendbanimet kolone hebreje në territoret e pushtuara palestineze llogariten ilegale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit