Turqia reagoi ashpër ndaj shfaqjeve dhe propagandës që terroristët e PKK-së bëjnë në mes të Gjermanisë.
Ambasadori i Gjermanisë në Ankara u thërrit në Ministrinë e Jashtme dhe u ftua që të tregohet një qëndrim parimor kundër çdo lloj terrori.
Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme dënohet aktiviteti në Këln të Gjermanisë, i zhvilluar nga zgjatimet e PKK-së në këtë vend dhe dënohet gjithashtu edhe fakti që është dhënë leje që aty të bëhet propagandë për terrorin.
Ambasadorit të Gjermanisë në Ankara të thirrur në Ministri iu shpreh në mënyrë të fuqishme shqetësimi që ndjehet nga kjo gjendje.
Gjatë aktivitetit të propagandës së zhvilluar nën emrin e festivalit, pavarësisht se është e ndaluar nga ana e rregullores në Gjermani, tërhiqet vëmendja se është shpërfillur përdorimi i simboleve të organizatës terroriste PKK, mbajtja e posterave të kreut të organizatës terroriste (Ocalan) dhe leximi i mesazheve që lavdërojnë terrorin nga ana e një prej krerëve aktualë të PKK-së.
“Qëndrimi me standard të dyfishtë i Gjermanisë në luftën kundër terrorit është shqetësues për sa i përket luftës globale kundër terrorizmit” bëhet e ditur në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
Gjermania u ftua të mbajë një qëndrim parimor ndaj çdo lloj terrori.