1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Turqia dënon ashpër sulmin e organizatës terroriste Boko Haram në Nigeri

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka dënuar sulmin e organizatës terroriste Boko Haram në Nigeri ndaj autokolonës ushtarake, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne dënojmë me forcë këtë akt të neveritshëm të terrorizmit, u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të atyre që humbën jetën dhe popullit mik dhe vëllazëror të Nigerisë dhe qeverisë së saj, kurse të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Boko Haram organizoi sulm terrorist në Nigeri ndaj një autokolone ushtarake më 12 mars 2021, që shkaktoi vdekjen e 19 ushtarëve dhe plagosjen e 13 njerëzve të tjerë.

Organizata terroriste Boko Haram

Boko Haram nisi një kryengritje të përgjakshme në vitin 2009 në verilindje të Nigerisë, duke përhapur më vonë mizoritë e saj në Niger, Çad dhe Kamerun, e cila shkaktoi reagime ushtarake.

Më shumë se 20 mijë persona janë vrarë dhe gati 3 milionë janë zhvendosur në një dekadë të aktiviteteve terroriste të Boko Haram-it në Nigeri, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët thotë se dhuna e kryer nga Boko Haram ka prekur rreth 26 milionë njerëz në rajonin e Liqenit Çad dhe ka zhvendosur 2,6 milionë të tjerë.

Burimi:AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit