3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Turqia bën thirrje për parandalimin e “akteve të urryera” që shënjestrojnë Islamin

Më të lexuarat

Shteteve u kërkohet të përmbushin përgjegjësitë e tyre në parandalimin e “akteve të urryera” që përshkruhen si krime të urrejtjes nga OKB-ja dhe ofendojnë afro 2 miliardë muslimanë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Türkiyes bëri thirrje për parandalimin e akteve që shënjestrojnë Islamin nën “petkun e lirisë së shprehjes”, raporton Anadolu.

Sipas një deklarate të Drejtorisë së Komunikimit të Türkiyes, Këshilli i Sigurisë Kombëtare tha se shteteve që nuk përmbushin përgjegjësitë e tyre në parandalimin e “akteve të urryera” që përshkruhen si krime të urrejtjes nga OKB-ja dhe ofendojnë afro 2 miliardë muslimanë, u kërkohet të ndryshojnë qëndrimet e tyre “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe të luftojnë së bashku kundër sulmeve ndaj vlerave të shenjta.

Figura apo grupe islamofobike kanë kryer vazhdimisht djegie të Kuranit dhe përpjekje të ngjashme përçmuese në Evropën Veriore muajt e fundit, duke shkaktuar zemërim në vendet muslimane dhe mbarë botën.

Deklarata erdhi pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare u takua nën kryesimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan në kompleksin presidencial.

Këshilli diskutoi gjithashtu në detaje rrjedhën e luftës Rusi-Ukrainë dhe efektet e saj të mundshme në rajon.

“Të gjitha palëve u është bërë thirrje që të ulen në tryezën e bisedimeve dhe t’i japin fund luftës pa vonesë. U theksua se kthimi në marrëveshjen e drithërave do të parandalonte efektet e mundshme negative në vendet në nevojë dhe do të kontribuonte në stabilitetin e ushqimit”, shtohet në deklaratë.

Më 17 korrik, Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen, të cilën e nënshkroi në korrik të vitit 2022 së bashku me Türkiyen, OKB-në dhe Ukrainën për të rifilluar eksportet e drithërave nga portet ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pasi filloi lufta Rusi-Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar. Moska është ankuar se nuk po zbatohej pjesa ruse e marrëveshjes.

Türkiye, e vlerësuar ndërkombëtarisht për rolin e saj unik ndërmjetësues midis Ukrainës dhe Rusisë, i ka bërë vazhdimisht thirrje Kievit dhe Moskës që t’i japin fund luftës përmes negociatave.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit