3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Turqia bëhet me fluturake të re moderne, Erdogan prezanton me krenari helikopterin e ri ushtarak “Gokbey” (Foto/Video)

Më të lexuarat

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka urdhëruar zyrtarët e të gjitha institucioneve të mbrojtjes turke, të mos importojnë produkte të huaja pa pasur nevojë.

“Turqia mund të zhvillojë dhe përmbushë të gjitha nevojat strategjike të industrisë së mbrojtjes, dhe nuk do të ndalet derisa të arrihet ky qëllim. Kaisrga, Bora, Som dhe raketa tjera të ngjashme janë duke hyrë në fazën e prodhimit serik dhe jemi duke punuar edhe në modele tjera të reja. Gjithashtu jemi duke bërë hapa të mëdhenj kur janë në pyetje raketat me rreze të gjata të veprimit. Janë kryer testimet në kuadër të projektit që do ta sjellë Turqinë në një vizion më të lartë”, ka deklaruar Erdogan.

Ai gjithashtu zbuloi se helikopteri i ri ushtarak i Turqisë që do të përdoret për misione të ndryshme, do ta ketë emrin “Gokbey”. Industria turke e aviacionit dhe hapësirë (TUSAS), ka prezantuar këto ditë helikopterin ushtarak të Turqisë T615 që ka marrë emrin “Gokbey”.

Bëhet fjalë për helikopterin që më 6 shtator përfundoi me sukses fluturimin e parë. Helikopteri i ri është prodhuar me kapacitetet e veta të TUSAS, me mbështetjen e Ministrisë turke të Mbrojtjes. Gjatë fluturimit testues që përfundoi me sukses, pilotët gjithashtu kryen manovra duke e vendosur kështu këtë helikopter në një rang me fluturaket prestigjioze të këtij lloji.

Është një helikopter që përdoret për qëllime të ndryshme si për ato ushtarake ashtu dhe për ato civile. Futet në listë me helikopterët më të mirë në treg, në veçanti për shkak të aftësisë se mund të fluturojë me shpejtësi të madhe dhe efikase, manovrohet lehtë në lartësi të mëdha dhe të ulëta, dhe për asnjë moment nuk i shkaktojnë probleme ndryshimet klimatike siç janë shiu apo bora.

Në fazën e ardhshme, helikopteri i prodhuar së fundmi duhet t’i nënshtrohet procedurave të certifikimit dhe kualifikimit, kurse parashihet që pas dy viteve të futet në përdorim. TUSAS kohë më parë ka zhvilluar mjete tjera ushtarake siç është fluturakja pa pilot ANKA dhe helikopterit ATAK. TUSAS gjithashtu ka zhvilluar një sërë projektesh për kompanitë botërore të aviacionit siq janë Boeing.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit