11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Turqia bashkë me SHBA-në, Izraelin dhe Kinën është bërë një nga prodhuesit kryesor të dronëve”

Më të lexuarat

Gazeta franceze “Le Figaro” ka shkruar se Turqia brenda 10 viteve bashkë me SHBA-në, Izraelin dhe Kinën është bërë një prej prodhuesve kryesorë të dronëve të armatosur (SIHA) në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në artikullin e gazetës “Le Figaro” thuhet se presidenti Recep Tayyip Erdoğan për të “zgjeruar fushën e ndikimit” ka rritur marrëveshjet e shitjes së dronëve që kanë treguar sukses në Libi dhe Karabak.

Pas Azerbajxhanit, Ukrainës, Polonisë dhe Marokut për dronët është i interesuar edhe Kazakistani, theksohet në artikull.

Më tej thuhet se dronët turq janë efektivë dhe 20 herë më të lirë se avionët luftarakë.

Këto dronë në periudhën e parë u përdorën kundër organizatës terroriste PKK dhe për sigurinë e kufijve ndërsa si rezultat i përdorimit të dronëve turq në Siri në vitin 2016 ndryshoi situata në terren.

Dronët turq gjithashtu ndryshuan balancat në dy vitet e fundit në Libi si dhe pak kohë më parë në Karabak.

“Shitja e dronëve të armatosur Bayraktar TB2 dhe publikimi i videos lidhur me përdorimin e këtyre dronëve nga Ukraina në Donbas shkaktoi reagimin e Rusisë”, thuhet në shkrimin e gazetës franceze ku shtohet se NATO ka paraqitur qasje të kujdesshme lidhur me interesin e Polonisë dhe Letonisë për dronët turq. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit