Një zjarr i madh pyjor ka përfshirë përsëri një termocentral në Turqinë jugperëndimore, tha një zyrtar lokal.
“Zjarri hyri në termocentralin,” shkroi kryetari i bashkisë së Milas, Muhamet Tokat në Twitter, raportoi Reuters.
Ai shtoi se punonjësit e termocentralit u evakuuan plotësisht.
Më herët, zjarri në këtë zonë u vu nën kontroll, por u ndez përsëri.
Autoritetet turke thanë se më shumë se 150 zjarre pyjorë shpërthyen në jugperëndim të vendit javën e kaluar për shkak të temperaturave të larta, lagështisë së ulët dhe erërave të forta.
Tetë persona u vranë dhe mijëra u evakuuan, përfshirë turistë. /KP/