27 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Turqi, urdhër arresti për 33 të dyshuar në hetimin ndaj Adnan Oktar “Hoxha me Femra”

Më të lexuarat

Grupi i Adnan Oktar akuzohet për krime, duke përfshirë krijimin e një organizate kriminale, abuzimin seksual të fëmijëve, marrëdhëniet seksuale me të mitur, kidnapimin, shkeljen e ligjit të taksave dhe shkeljen e ligjit kundër terrorizmit

 

Prokuroria turke ka lëshuar urdhër arresti për 33 të dyshuar si pjesë e hetimit të vazhdueshëm ndaj organizatës kriminale të televangjelistit kontrovers Adnan Oktar, njoftuan burimet gjyqësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria Publike e Stambollit lëshoi urdhër arresti për 23 persona në këtë qytet dhe dhjetë në qytetet e tjera.

Skuadrat e policisë kanë kryer aksione në 11 provinca, përfshirë Stambollin.

Oktar u arrestua në korrik të këtij viti së bashku me 168 persona të tjerë të dyshuar për krime të shumta.

Grupi i tij është akuzuar për krime, duke përfshirë krijimin e një organizate kriminale, abuzimin seksual të fëmijëve, marrëdhëniet seksuale me të mitur, kidnapimin, shkeljen e ligjit të taksave dhe shkeljen e ligjit kundër terrorizmit.

Kanali televiziv i Oktarit transmetonte shfaqjet e tij mbi çështje fetare dhe sociale i rrethuar nga gra, të cilave u referohej si “kotele”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit