0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

TURQI, TË PAKTËN GJASHTË SIRIANË TË VRARË GJATË TË SHTËNAVE NË KUFIRIN TURKO-SIRIAN

Më të lexuarat

Të paktën gjashtë sirianë u vranë dhe të paktën 15 të tjerë u plagosën dje, gjatë të shtënave afër kufirit turko-sirian, sipas një burimi zyrtar të cituar nga agjencia turke e lajmeve, “Anadolli Azhans” (AA).

“Numri i të plagosurve, që na kanë sjellë nga Siria arriti në 17 dhe gjashtë kanë vdekur”, deklaroi për agjencinë turke të lajmeve AA, Drejtori i Shëndetësisë së Kilisit, një qytet turk afër kufirit sirian.

“Të plagosurit u transportuan nga Siria, pas një sulmi me armë të rënda gjatë natës nga forcat e sigurisë siriane kundër fshatit Suxhu, në provincën Halep”, tha për agjencinë Abdylkadir Abdullah, një shok i të plagosurve.

“Ka shumë të plagosur. Ne sollëm aq sa mundëm”, sipas burimit të mësipërm.

“Mbërritja e të plagosurve erdhi papritur, kur të shtëna nga Siria plagosën dy refugjatë sirianë dhe një përkthyes turk në një kamp në territorin turk”, thekson një diplomat turk./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit