9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Breivik s’është psikopat

Më të lexuarat

Një ekzaminim i ri psikiatrik ka gjetur se Anders Behring Breivik, që ka pranuar vrasjet në masë, është përgjegjës për veprimet e tij, çka nënkupton se ai mund të përballet me burg, nëse dënohet.

Gjetjet, janë në kundërshtim me ekzaminimet e mëhershme, që thonin se Breivik ishte psikopat dhe që detyruan prokurorët të thonë se ai duhet të dërgohet në ndonjë institucion mental nëse dënohet dhe jo në burg, transmeton REL.

Norvegjezi 33 vjeçar pritet të paraqitet në gjyq më 16 prill nën akuzat për terrorizëm në lidhje me shpërthimin e bombës në korrik të 2011-ës në Osllo si dhe vrasjet në kampin Utaja të Norvegjisë.

Ai ka vrarë 77 njerëz.

Breivik i ka pranuar sulmet, por ka thënë se nuk ndjehet fajtor.

Ai thotë se sulmet kanë qenë të nevojshme në atë që ai e ka quajtur luftë civile kundër islamit në Evropë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit