3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Turqi, sulmohet me raketa aeroporti në Dijarbakir

Më të lexuarat

Pasagjerët e Aeroportit Dijarbakir, në krahinën Juglindore të Turqisë me të njëjtin emër, janë detyruar të kërkojnë strehim në një ndërtesë, natën të shtunës, pas një sulmi të papritur me raketa ndaj aeroportit, raportuan mediat lokale turke.

“Katër raketa janë gjuajtur në drejtim të aeroportit nga militantët e dyshuar kurdë”,- tha agjencia e lajmeve “Dogan”.

Të gjithë pasagjerët dhe stafi i aeroportit raportohet se, janë zhvendosur brenda ndërtesës së terminalit, shkruan “RT”.

Nuk ka pasur viktima apo ndërprerje të fluturimeve për shkak të sulmit.

Ndërkohë, një tjetër raport nga transmetuesi “NTV” tha se, njëra nga raketat goditi një sipërfaqe të pandërtuar aty pranë.

https://www.youtube.com/watch?v=NvJlOzrXRc0

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit