-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Turqi – Shitjet më të mëdha jashtë vendit u realizuan në Gjermani

Më të lexuarat

Eksportet e Turqisë drejt Gjermanisë në vitin 2021 u rritën me 22.9 për qind.

 

Turqia vitin e kaluar shitjet më të mëdha jashtë vendit i bëri në Gjermani.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Asambleja e Eksportuesve Turke (TIM) eksportet e Turqisë u rritën me 32,9 për qind dhe arritën në 225 miliardë e 367 milionë e 7 mijë dollarë vitin e kaluar krahasuar me një vit më parë.

Eksportet e Turqisë drejt Gjermanisë në vitin 2021 u rritën me 22.9 për qind nga viti në vit dhe arritën në 17 miliardë e 705 milionë e 4 mijë dollarë, duke arritur një kulm historik.

Gjermania u pasua nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Italia dhe Spanja.

Në vitin 2021, shitjet e Turqisë jashtë vendit u rritën me 26.3 për qind në Mbretërinë e Bashkuar dhe arritën në 13 miliardë e 229 milionë e 7 mijë dollarë, në Shtetet e Bashkuara me 45 për qind dhe kapën shifrën prej 12 miliardë e 844 milionë e 7 mijë dollarëve, në Itali me 40.5 për qind dhe arritën në 10 miliardë e 660 milionë e 500 mijë dollarë dhe në Spanjë me 45.8 për qind dhe arritën në 9 miliardë e 242 milionë dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit