2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Turqi – Rritet niveli i lumturisë në vitin 2015

Më të lexuarat

Niveli i qytetarëve turq, të cilët deklarohen të lumtur, është rritur në 56,6% në vitin 2015, nga 56,3% që ishte një vit më parë.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi sot rezultatet e sondazhit për kënaqësinë e jetës gjatë 2015-s, sipas të cilave, kënaqësia nga jeta tek gratë ka pësuar një rënie të lehtë nga 60,4% që ishte në 2014-n, në 60,2% gjatë vitit të kaluar.

Kurse te burrat ky nivel është rritur në 52,9% gjatë 2015-s, nga 52% që ishte dy vite më parë.

Në bazë të grupmoshave, ajo me nivelin më të lartë të kënaqësisë nga jeta është grupmosha 18-24 vjeç, me 63,8%; ndërsa niveli më i ulët është regjistruar te grupmosha 45-54 vjeç, me 51,7%.

I njëjti sondazh nxjerr në pah gjithashtu se qytetarët e martuar në Turqi janë më të lumtur se ata beqarë.

TUIK bën me dije se 59,6% e të martuarve shprehen të lumtur, ndërkohë që tek të pamartuarit ky nivel është 49,5%.

Rreth 19% e grave dhe 8% e burrave të anketuar kanë thënë se burimi i lumturisë së tyre janë fëmijët, ndërkohë që gati 73% e tyre mendojnë se lumturia e ka burimin tek familja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit