25.3 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

Turqi, rreth 40 mijë skuadra për të garuar në Teknofest

Më të lexuarat

 

Konkursi më i madh i hapësirës ajrore dhe teknologjisë i Turqisë-Teknofest-ka marrë aplikime nga thuajse 40.000 skuadra, raporton Anadolu Agency (AA).

Selçuk Bayraktar, kryetari i Fondacionit të Ekipit të Teknologjisë Turke tha se dy herë më shumë aplikime kanë ardhur këtë vit në krahasim me vitin e kaluar.

Vitin e kaluar, erdhën 16.034 aplikacione, me shifrën të dyfishuar këtë vit prej 39.684, tha Teknofest në Twitter.

Ngjarja do të mbahet më 21-26 shtator në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit.

Çmimet do të jepen në 35 kategori, duke përfshirë transportin, dronët, satelitët, robotët, bujqësinë, bioteknologjinë, dhe makinat fluturuese.

Festivali po ashtu do të presë një numër aktivitetesh, duke përfshirë seminare, ekspozita, samite dhe shfaqje ajrore.

Vitin e kaluar, edicioni i tretë i ngjarjes madhore të teknologjisë u mbajt në shtator në provincën juglindore Gaziantep të Turqisë.

Ngjarja nuk pranoi vizitorë dhe u transmetua drejtpërdrejt përmes platformave të mediave sociale për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Në vitin 2019, edicioni i dytë i eventit mirëpriti 1,72 milion vizitorë në Stamboll.

Anadolu Agency (AA) ka qenë partneri global i komunikimit i eventit që nga viti 2018.

Burimi:AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit