1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Turqi, roja bregdetare në disa intervenime shpëtoi 526 migrantë të kthyer nga Greqia

Më të lexuarat

Në njoftimin e Rojës Bregdetare turke theksohet se ekipet po punojnë me zell ditë e natë për të parandaluar kalimet kufitare që nuk janë në përputhje me të drejtën dhe ligjin ndërkombëtar

ANKARA (AA) – Ekipet e Rojës Bregdetare të Republikës së Turqisë gjatë 52 intervenimeve nga data 13 deri më 25 dhjetor kanë ndaluar 991 migrantë dhe dhjetë trafikantë të qenieve njerëzore, si dhe kanë shpëtuar 526 migrantë të cilët ishin shtyrë në ujërat turke nga forcat greke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Rojës Bregdetare turke theksohet se ekipet po punojnë me zell ditë e natë për të parandaluar kalimet kufitare që nuk janë në përputhje me të drejtën dhe ligjin ndërkombëtar.

Mësohet se në kuadër të kësaj, gjatë 52 ndërhyrjeve nga data 13 deri më 25 dhjetor, janë ndaluar 991 migrantë dhe dhjetë trafikantë, si dhe janë shpëtuar 526 migrantë të kthyer në ujërat turke nga forcat greke.

Theksohet se disa migrantë, për shkak të politikës së forcave greke, strategjisë dhe presioneve të kthimit, kanë ndryshuar rrugën drejt Italisë. U theksua se në këtë mënyrë rrezikohen edhe më shumë jetë, gjë që shton shqetësimin për vuajtje të reja të mundshme.

Po ashtu thuhet se roja bregdetare do të vazhdojë të parandalojë hapat që nuk janë në përputhje me drejtën dhe ligjin ndërkombëtar, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe parimet e ndihmës për të gjithë ata që kanë nevojë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit