Ministri i Brendshëm turk Muamer Guler tha se së shpejti mund të mbahet një referendum mbi sheshin Taksim, konkretisht parkun Gezi, ku mund të marrin pjesë banorët e Stambollit.
Guler tha se ky referendum do të mbahet në përputhje me Nenin 15 të Ligjit mbi komunat.
Ndërkohë inspektorët e policisë kanë nisur një hetim reth “përdorimit disproporcional të forcës” nga ana e policisë në kryeqytetin turk, Ankara, si dhe në Stamboll dhe Izmir, tha Guler. “Askush nuk duhet të ndihet i shqetësuar gjatë hetimeve”, tha Guler.
/mszh/kohaislame