1.2 C
Pristina
E premte, 16 Prill, 2021

Miliona egjiptianë në përkrahje të Mursit

Më të lexuarat

Partitë pro-opozitare në Egjipt, përfshirë këtu edhe Vëllazërinë Myslimane, bënë thirrje të mërkurën për një marsh “milionësh” më 21 qershor, për të kundërshtuar një protestë të planifikuar nga opozita.

Marshimi do të mbahet nën moton “Mbroni revolucionin. Po paqe, jo dhunë. “
Ky organizim vjen si reagim kundër opozitës që tashmë ka organizuar një protestë nën moton “Tamarud” e që do të thotë “rebelim”.
Vëllazëria Myslimane tha për televizionin Al Arabiya se egjiptianët kanë nevojë për të mbështetur Mursin, sepse ai ishte zgjedhur nga votat e popullit.
Udhëheqësi I Vëllazërisë thotë se ai i respekton mendimin e atyre që janë mbledhur për të protestuar Mursin, por tha se pranimi i rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar është rruga e drejtë për demokracinë.
Në një intervistë botuar javën e kaluar, Mursi vetë e hodhi poshtë thirrjen për zgjedhje të parakohshme,duke i quajtur ato si “absurde dhe jo legjitime,” dhe në kundërshtim me kushtetutën.
Viti i parë Mursit në detyrë ka qenë i shënuar me përleshje mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të tij, ku këta të fundit kanë ushqyer tensionet politike në vend.
/mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit