ANKARA (AA) – Prodhimi industrial i Turqisë në muajin shtator ka shënuar rritje në të gjitha parametrat, tregojnë të dhënat e raportit të cilin e ka publikuar Enti për Statistika i Republikës së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas indeksit të përshtatur kalendarik dhe sezonal, prodhimi industrial në shtator është rritur për 10.3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Prodhimi industrial i shtatorit lidhur me këtë indeks është 0.6 për qind më i lartë edhe se prodhimi i realizuar në muajin gusht të këtij viti.
Paralelisht me këtë, prodhimi industrial i Turqisë sipas indeksit të paparashikuar në muajin shtator është rritur për 13.4 për qind në krahasim me prodhimin e realizuar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Anketa e pritshmërisë në prodhimin industrial të cilin e realizoi zyra e AA Finans parashihte rritje të prodhimit prej 10.5 për qind.
Ekspertët e ekonomisë parashikojnë që prodhimi industrial turk në nivel vjetor të shënojë rritje prej shtatë për qind sipas indekseve të parashikuara.