11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Siri, 435 persona humbën jetën në masakra muajin e kaluar

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se 435 persona kanë humbur jetën në 39 masakra të kryera gjatë muajit të kaluar në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

SNHR publikoi raportin për sulmet të cilat i vlerëson si masakra, ku vriten të paktën 5 persona.

Në raport thuhet se në periudhën janar-tetor të këtij viti, janë kryer të paktën 325 masakra nga regjimi, Rusia, DEASH-i dhe koalicioni ndërkombëtar kundër organizatës terroriste DEASH.

Në raportin e SNHR-së njoftohet se gjatë muajit tetor, në të paktën 39 masakra të kryera nga palët, kanë humbur jetën 435 persona ku 145 prej tyre janë fëmijë ndërsa 85 gra.

Sipas raportit, Rusia e cila është në vendin e parë me 16 masakra gjatë muajit të kaluar, ka vrarë 186 civilë në qytetin Dejrizor, prej tyre 65 fëmijë dhe 35 gra.

Në vendin e dytë është regjimi sirian, i cili në 11 masakra të kryera në Dejrizor, Idlib, Hama dhe zonat rurale të Damaskut, ka shkaktuar vdekjen e 93 personave, prej tyre 28 fëmijë dhe 20 gra.

Në raport thuhet se koalicioni kundër DEASH-it, nën kryesimin e SHBA-ve, gjatë muajit të kaluar ka kryer 9 masakra në qytetin Rakka, ku kanë humbur jetën të paktën 104 civilë, 37 prej tyre fëmijë dhe 25 gra.

Në raportin në fjalë thuhet se në dy masakrat e DEASH-it në Dejrizor dhe Haseke kanë humbur jetën 35 civilë, prej tyre 15 fëmijë dhe 5 gra. Në raport po ashtu thuhet se 17 persona kanë humbur jetën në një masakër në Damask të kryer nga persona ende të paidentifikuar.

Gjithashtu në raport bëhet thirrje që milicët të mbështetur nga Irani, të cilët mbështesin regjimin në Siri duhet të vendosen në listën e terroristëve ndërkombëtarë dhe kërkohet që Rusia, e cila është garantuese e regjimit, të ndalojë përpjekjet e regjimit për dështimin e marrëveshjeve për rajonet e deeskalimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit