3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Turqi, nxënësit me monitorët e vjetër kanë bërë shtëpiza për zogjtë

Më të lexuarat

Nxënësit e shkollës fillore në qytetin turk Gonen, monitorët e papërdorur të kompjuterëve i kanë shndërruar në fole për zogjtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Hasan Ucar, zëvendësdrejtori i shkollës fillore Golbas për AA tha se në këtë shkollë shkojnë rreth 600 nxënës dhe se të gjithë mësuesit janë përfshirë në aktivitete të ndryshme jashtë mësimore që kanë për qëllim zhvillimin e shkathtësive dhe të aftësive të dobishme tek fëmijët.

Nxënësit e kësaj shkolle angazhohen që nga objektet e vjetra dhe të hedhura të plastikës të bëjnë gjëra të dobishme.

“Pikërisht në këtë mënyrë kemi ardhur te ideja që fëmijët të bëjnë diçka të dobishme edhe nga monitorët të cilët nuk riciklohen. Kështu kanë krijuar shtëpizat e bukura për zogj. Në çati kemi vendosur dhjetëra shtëpiza të tilla dhe shkollën tonë tashmë e zbukuron cicërima e zogjve që vijnë në këtë shtëpizë”, tha Ucar.

Duke treguar kënaqësinë e fëmijëve kur kuptojnë se në mënyrë të dobishme kanë shpenzuar kohën, Ucar tha se kanë marrë shumë lëvdata për këtë lloj pune dhe se kanë inkurajuar edhe shkolla të tjera në Turqi që të ndjekin të njëjtën rrugë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit