-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Turqi – Nesër vendoset gurthemeli i urës “‘Çanakala 1915”

Më të lexuarat

 

VIDEO – Nesër hidhet gur themeli i urës “Çanakala 1915”
Ka filluar numërimi drejt zeros për hedhjen e themeleve të urës së Çanakalasë. Ura “Çanakala 1915” do të jetë ura më e gjatë në ndarje në botë. Themelet e urës do të hidhen me ceremoni më 18 mars, ndërkaq kanë përfunduar edhe përgatitjet e fundit.

Ka filluar numërimi drejt zeros për vendosjen e themeleve të urës së Çanakalasë.

Ura “Çanakala 1915” do të jetë ura me ndarje më të gjatë në botë. Themelet e urës do të vendosen nesër me ceremoni me pjesëmarrjen edhe të Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministrit Binali Yildirim.

Në ceremoni do të jenë të pranishëm edhe disa ministra.

Ura, e cila do të lidh vendin e quajtur Sekerkya të nënprefekturës Lapseki të Çanakalasë në anën e Anadollit dhe në anën evropiane zonën Sutluce të nënprefekturës Gelibolu në rajonin e Marmarasë, do të jetë ura e parë e varur mbi Ngushticën e Çanakalasë, ndërsa ura e 5-të e varur në zonën e Marmarasë.

Ura “Çanakala 1915”, përurimi i së cilës planifikohet të bëhet në vitin 2023, që përkon edhe me 100-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, pas përfundimit do të jetë ura me ndarje më të gjata në botë.

Kjo urë, e cila do të vë në pozitë të rëndësishme Çanakalanë në linjën e transportit, që shtrihet nga Trakia deri në Egje dhe Mesdhe, do ketë një kosto mbi 10 miliardë lira turke.

Ndërkaq distanca e hapjeve mes dy këmbëve të urës do të jetë 3 mijë e 860 metra ndërsa gjatësia e saj së bashku me viadukte do të arrijë në mbi 5 kilometra. Ndërsa hapësira mes dy këmbëve u përcaktua të jetë 2 mijë e 23 metra një shenjë simbolike me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit