11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Görmez reagon ashpër ndaj sulmit të xhamisë në Halep

Më të lexuarat

“Të vrasësh një njeri ndërkohë që është në sexhde dhe të bombardosh një faltore nuk mund të ketë asnjë justifikim”, deklaroi kreu i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë.

Masakër në mes të namazit në Siri

Masakër në mes të namazit në Siri
Një xhami në fshatin Xhina të provincës Etarib, që ndodhet në perëndim të Halepit, është goditur me raketa gjatë një operacioni ajror që është kryer në kohën që besimtarët brenda po falnin namazin e jacisë.

Vazhdojnë reagimet ndaj sulmit në një xhami në afërsi të Halepit në Siri, me çrast janë vrarë 58 persona.

“Të vrasësh një njeri ndërkohë që është në sexhde dhe të bombardosh një faltore nuk mund të ketë asnjë justifikim si përpara njerëzimit ashtu edhe përpara krijuesit”, ka thënë kryetari i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Görmez.

Mehmet Görmez bëri një deklaratë në lidhje me sulmin nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetet sociale.

Ai dënoi ashpër sulm çnjerëzor ndaj xhamisë, ndërsa tërë njerëzimit i bëri thirrje të ndaloj këtë dhunë.

“Ngushëllimet e mia për vëllezërit tanë nga Halepi dhe për gjithë myslimanët. Allahu i mëshiroft të rënët në këtë sulm dhe i dhashë durim familjarëve”, ka thënë në vijim Görmez.

Duke vënë në dukje se ata të cilët vënë dorë mbi njerëzit e pafajshëm, jashtë rregullave të moralit dhe të ligjeve, si dhe të zhveshur nga këmisha e ndërgjegjes, patjetër që një ditë do të japin llogari, Görmez tha: “Dëgjojeni zërin e pashpresë të atyre që i është bërë padrejtësi dhe nuk kanë forcë tjetër vetëm se të bien në sexhde dhe të kërkojnë zgjedhje. Udhëheqësit e vendeve myslimane, dijetarë dhe organizata të të drejtave të njeriut, kjo është përgjegjësia e secilit prej nesh. Është në kurrizin e të gjithëve”.

Görmez shprehu ngushëllime banorëve të Halepit dhe botës myslimane për viktimat e rënë në këtë sulm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit