3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Turqi: në 749 xhami teravitë falen me hatme

Më të lexuarat

Sipas kalendarit të aktiviteteve të përgatitur për muajin e Ramazanit nga Kryesia e Çështjeve Fetare (Diyanet) të Turqisë janë përcaktuar xhamitë ku namazet e teravive do të falen me hatme dhe ku qytetarët mund të hyjnë në Itikaf dhe mund të marrin pjesë në leximin e Kur’anit në mënyrë mukabele, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas këtij kalendari në 749 xhami në të gjithë vendin namazi i teravive do të falet me hatme.

Sipas të dhënave nga Kryesia e Çështjeve Fetare Diyanet në Turqi adhurimi do të bëhet në 87 mijë e 51 xhami, nga të cilat 3 mijë e 330 prej këtyre xhamive ndodhen në Stamboll, 3 mijë e 139 në qytetin Konya dhe 3 mijë e 8 në Ankara. Ndërsa në 749 xhami në të gjithë vendin namazi i teravive do të falet me hatme nga të cilat 78 xhami ndodhen në Stamboll, 64 në Konya dhe 37 në Ankara.

Në mesin e xhamive në Ankara ku namazi i teravive mund të falet me hatme janë xhamitë Çankaya Hasan Tanik, Sincan Fatih Andıçen dhe Altindag Aslanhane. Në Stamboll Fatih Sehzadebasi, Kagithane Sadabat, Besiktas Ertugrul Tekke, në qytetin Izmir Konak Kemeraltı, në qytetin Bursa Osmangazi Orhan, në qytetin Kayseri Melikgazi Cami-i Kebir dhe në qytetin Rize xhamitë e Fakultetit të teologjisë.

Ndërsa në 60 mijë e 470 xhami gjatë gjithë muajit të Ramazanit do të lexohet Kur’ani me mukabele nga të cilat lexohet në 2 mijë e 609 xhami në Konya, në 2 mijë e 377 xhami në Stamboll dhe në 2 mijë e 116 xhami në Anakara.

Gjithashtu janë përgatitur 7 mijë e 457 xhami për muslimanët që do të hyjnë në Itikaf nga të cilat 554 xhami ndodhen në qytetin Sanliurfa, 317 në qytetin Van dhe 305 në Stamboll. Ndërsa për Natën e Kadrit 22 mijë e 985 xhami do të jenë të hapura deri në mëngjes./AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit