-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Turqi, namazi i Bajramit nuk do të falet në xhami për shkak të COVID-19

Më të lexuarat

“Namazi i Bajramit nuk do të falet në xhamitë tona për shkak të epidemisë së COVID-19 për të cilën ne jemi përpjekur shumë si komb këtë vit”, tha Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet)

Ankara

Namazi i Fitër Bajramit nuk do të falet në xhami në Turqi për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19, njoftoi sot organi më i lartë fetar i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Namazi i Bajramit nuk do të falet në xhamitë tona për shkak të epidemisë së COVID-19 për të cilën ne jemi përpjekur shumë si komb këtë vit”, tha Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet) në një deklaratë të shkruar.

“Por, minaret e xhamive në të gjitha provincat në të gjithë vendin do të recitojnë me zë të lartë lutjen e veçantë të festës dhe tekbire, deklarimin e madhështisë së Allahut, gjatë kohës së namazit të Fitër Bajramit në mënyrë që të gjithë në vendin e tyre të mund të ndiejnë gëzimin dhe atmosferën festive”, theksoi Dijaneti.

Muslimanët në të gjithë botën festojnë Fitër Bajramin, që shënon fundin e muajit të shenjtë të muslimanëve Ramazanin, muaji i nëntë i kalendarit islam, gjatë së cilit muslimanët privohen nga ngrënia, pirja dhe shumë gjëra të tjera nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Për dallim nga vitet e tjera, popullata në Turqi, si dhe në vendet tjera këtë Ramazan nuk u lejuan të mblidhen në iftare kolektive dhe namaze të taravisë në xhami për të frenuar përhapjen e virusit.

Festimi i Fitër Bajramit në Turqi do të fillojë më 24 maj dhe do të përfundojë më 26 maj.

Më 16 mars, organi i lartë i çështjeve fetare të vendit njoftoi pezullim mbarëkombëtar të namazeve kolektive, përfshirë namazin e xhumasë në vazhdën e shpërthimit të pandemisë.

Ndërsa publiku turk respektoi kryesisht masat parandaluese kundër pandemisë. Rastet e përditshme në Turqi ranë nën 1.000 të mërkurën për herë të parë që nga 25 marsi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjithsej 113.987 persona janë shëruar nga sëmundja deri më tani, ndërsa numri i të vdekurve arriti në 4.222 me 23 viktima të tjera dhe numri i rasteve u ngjit në 152.587.

Pas origjinës në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, është përhapur në të gjithë botën, ku aktualisht rajonet më të goditura janë Evropa dhe SHBA.

Pandemia ka marrë rreth 328.400 jetë njerëzish në të gjithë botën, me rreth 5 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 1.9 milionë të shëruar, tregojnë shifrat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” në SHBA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit