-2 C
Pristina
Tuesday, January 14, 2025

Turqi – Hidhet edhe hapi i parë në drejtim të prodhimit të makinës vendore

Më të lexuarat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zbuloi edhe emrat e kompanive, të cilat do të bëjnë prodhimin e makinës vendore…

Është hedhur edhe hapi i parë për prototipin e makinës së parë vendore, ndërkaq Presidenti Recep Tayyip Erdogan zbuloi edhe emrat e kompanive, të cilat do të bëjnë prodhimin.

Në fjalën e tij të mbajtur në mbledhjen prezantuese të Grupit të Përbashkët për Prodhimin e Makinës Vendore, të mbajtur në Kompleksin Presidencial, Presidenti Erdogan tha se grupi në fjalë përbëhet nga kompanitë “Anadolu Grup”, “BMC”, “Kiraça Holding”, “Turkcell” dhe “Zorlu Holding”.

Pritshmëritë e përbashkëta janë përfundimi i shpejtë i procesit përgatitor dhe prodhimi i prototipit të parë në vitin 2019, ndërsa me fillimin e shitjes në tregun komercial të fillohet në vitin 2021.

“Nuk duam që të kemi asnjë vonesë edhe më të vogël në këtë projekt, për të cilin besoj se zë një vend të rëndësishëm në mesin e objektivave të Turqisë për vitin 2023. Unë janë vullnetarë për të marrë makinën e parë të dalë në treg me kusht që unë ta paguaj çmimin e saj”, deklaroi Erdogan.

Duke e bërë të ditur se platforma, e cila aktualisht vepron në kuadër të Institucionit Turk për Studime Shkencore dhe Teknologjike (TUBITAK), është në shërbim të grupit sipërmarrës, Presidenti Erdogan tha: “Do të jemi më të kënaqur nëse në vend të kësaj kthehen nga makinat hibride dhe elektrike. Pa marrë parasysh se cili do të jetë vendimi, ne do të japim çdo lloj mbështetjeje. Mjafton që popullit turk ti realizohet kjo ëndërr”.

Erdogan gjithashtu tha se nuk bëhet fjalë vetëm për prodhimin e makinave, por edhe sfida e botës me një dalje të re dhe shumë ambicioze me akumulimin dhe përvojat që do të dalin nga këtu.

Ndërkaq Kryeministri Binali Yildirim në fjalën e tij të mbajtur këtu tha se prodhimi i makinës vendore është shumë i rëndësishëm nga aspekti i rritjes ekonomike të Turqisë.

“Në dashtë Zoti brenda një kohe të shkurtë do të prodhojmë makinën tonë vendore që do të preferohet në tregun e brendshëm dhe në tregjet botërore. Prandaj jemi të vendosur të hedhim çdo lloj hapi në drejtim të arritjes në teknologjit më të reja të sektorit automobilistik”, bëri të ditur Kryeministri Yildirim.

Shefi i qeverisë turke bëri të ditur se prodhimi i makinës nuk do të jetë i përfshirë në prodhimin shtetëror, por shteti do të japë përkrahjen e nevojshme.

Pas fjalimeve të mbajtura u hodhën firmat me pesë kompanitë e Grupit të Përbashkët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit