Zyra e Prokurorisë në Diyarbakir ka njoftuar se janë ngritur hetime për dy zyrtarët e HDP-së, të cilët ngarkohen për propagim të organizatës terroriste PKK
DIYARBAKIR (AA) – Prokuroria e Shtetit të Turqisë ka nisur hetime kundër deputetëve të Partisë Demokratike Popullore (HDP), Musa Farisogullar dhe Remziye Tosun, të cilët ishin të pranishëm në varrimin e njërit nga udhëheqësit e vrarë të organizatës terroriste PKK, Mehmet Yakışır, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra e Prokurorisë në Diyarbakir ka njoftuar se janë ngriur hetime për dy zyrtarët e HDP-së, të cilët ngarkohen për propagim të organizatës terroriste PKK.
Forcat turke të sigurisë të dielën vranë një nga terroristët më të kërkuar të PKK, Mehmet Yakışır, i njohur me emrin e koduar “Zeynel”. Ai njihej si udhëheqës i organizatës terroriste.
Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se të paktën dy terroristë të PKK-së u vranë në operacionin anti-terrorist të dielën në periferi të provincës lindore Gümüşhane, në mesin e të cilëve ishte edhe Yakışır, njëri nga udhëheqësit e PKK-së për rajonin e Detit të Zi i njohur me emrin e koduar “Zeynel”.
Ky ishte një terrorist, i cili kërkohej me fletarrest të kuq. Ai në gusht të vitit të kaluar në Trabzon kreu sulmin e përgjakshëm terrorist dhe vrau 15-vjeçarin Eren Bulbul.
PKK është organizatë separatiste e cila është në listat e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian (BE) dhe SHBA. Gjatë fushatës së saj të përgjakshme tre dekadashe kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40 mijë njerëz.