1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Turqi: Gëzim për vashëzën siriane, babai i së cilës humbi të pamurit

Më të lexuarat

Para disa ditëve mediet regjionale turke raportuan rastin e vashës prindi i së cilët gjatë bombardimeve në Siri, humbi shqisat e të pamurit, dëgjimit dhe dëmtim të këmbëve. Vashëza kishte apeluar mjekët turk që t’ia marrin sytë asaj dhe t’ia vendosin prindit të saj.

Pas atij apeli, organizata humanitare IHH vendosi të ndërmerr shërimin e mëtejshëm të Me’mun Halid Nasirit.

Berak Karaxhaoglu, këshilltari mediatik i IHH për regjionin e Turqisë jugore theksoi që i ‘përgjigjen apelit të vashëzës’ dhe se shërimin e babait të saj do ta fillojnë në njërën nga spitalet turke. Në fazën e parë parashihet që ti sigurohen këmbë artificiale.
Karaxhaoglu gjithashtu theksoi se në shërimin e mëtejshëm do të mundohen që t’ia rehabilitojnë djegiet e fytyrës dhe do të mundohen për vendosjen e së pakti një syri artificial, me lejen e Allahut.
“I lus mjekët turq, t’ia mbjellin babit tim sytë e mi, që të mund të më shoh dhe donë.”, ishin fjalët e pesëvjeçares Guzjashi Nasir drejtuar gazetarëve në krahinën jug-lindore, Hataj, vendi ku është vendosur familja e saj.

Me’mun Halid Nasiri (27) humbi të dy këmbët, gishtat e dorës së djathtë, sytë dhe veshët gjatë sulmit të forcave qeveritare të Asadit me helikopter në krahinën Idlib. Ai sulm e bëri Me’munin të palëvizshëm.

Përndryshe, organizata humanitare IHH kësaj familje u ka dërguar ndihmë në ushqim dhe veshmbathje.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit