1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Turqi, FETO gjatë Ramazanit formoi skuadrën për kryerjen e grusht shtetit

Më të lexuarat

IZMIR (AA) – Aktakuza e përgatitur nga Prokuroria në Izmir në kuadër të hetimit të përpjekjes së dështuar të grusht shtetit ushtarak të korrikut nga organizata terroriste FETO, thotë se anëtarët e lartë të organizatës FETO gjatë Ramazanit, në qershor të këtij viti kanë formuar të ashtuquajturin “Këshilli për paqe në atdhe”, i cili ishte zbatues i përpjekjes të grusht shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokurori shtetëror në Gjykatën e 2-të penale Berkant Karakaya në Izmir, ka ngritur aktakuzë kundër 267 të dyshuarve për “përpjekje të rrëzimit të rendit kushtetues, anëtarësimi në organizatë terroriste dhe prishjen apo bllokimin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë”, ndërsa aktakuzë përmban dhe materiale nga hetimi i zgjeruar të kryer nga ana e prokurorit Okan Bato në temën “Baza e organizatës terroriste FETO brenda ushtrisë”.

Në aktakuzë theksohet se tentimin e grusht shtetit, organizata terroriste e ka nisur më herët nga kur kanë planifikuar, sepse një numër i anëtarëve të saj të infiltruar në forcat e armatosura të Turqisë, janë zbuluar dhe deshifruar.

Më poshtë në tekstin e aktakuzës theksohet se terroristët e infiltruar në radhët e ushtrisë turke e kanë kuptuar se në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Lartë Ushtarak (YAS) do të shkarkohen nga detyra ose do të pensionohen, prandaj me urdhër të udhëheqësit e organizatës terroriste Fetullaha Gulen kanë bërë të gjitha përgatitjet për grusht shteti ushtarak parë kësaj seancë duke nisur lojën e turpshëm të pabesë që ishte planifikuar katër dekadat e fundit.

Gjithashtu theksohet se përpjekja e grusht shtetit ishte e lidhur me disa elemente të inteligjencës së huaj.

“Tentimin e grusht shtetit ushtarak e ka përgatitur formacioni terrorist FETO nën emrin ‘Këshilli për paqe në atdhe’, kanë lëshuar direktivën e ashtuquajtur për gjendje të jashtëzakonshme nga Shtabi i Përgjithshëm në të gjitha njësitë ushtarake, ndërsa ky ishte një formacion i rremë i cili u formua gjatë Ramazanit të këtij viti nga anëtarët e lartë të organizatë terroriste FETO”, thuhet në aktakuzë.

Ky këshill i ashtuquajtur u ka dërguar anëtarëve të FETO-s në radhët e ushtrisë planin e tentimit të grusht shtetit ushtarak që fillimisht ishte planifikuar për 16 korrik në ora tre, por ka filluar pak më herët për shkak se plani ishte deshifruar.

Autorët e grusht shtetit kanë dërguar planin e tentimit të grushtit të shtetit dhe kanë kërkuar ndihmë nga të gjithë anëtarët e organizatës terroriste FETO të infiltruar në ushtri, polici, gjyqësor dhe institucionet tjera shtetërore të Turqisë. Aktakuza sqaron se aktivitetet e pjesës civile të anëtarësimit të FETO-s ishin reduktuar për shkak deshifrimit të planit të sulmit dhe duke kuptuar se përpjekja për grusht shteti do të dështojë, anëtarët e organizatës terroriste kanë filluar që masovikisht të dalin jashtë shtetit.

Prokuroria më tej argumenton se një numër i madh i ushtarëve turq të cilët nuk ishin të lidhur me organizatën terroriste FETO, me shantazhe dhe kërcënime nga oficerët e përfshirë në përpjekjen për grusht shteti ishin detyruar të marrin pjesë në përpjekjen tradhtare.

Në pjesën e aktakuzës ku flitet për arsyet e dështimit të përpjekjes së grushtit ushtarak në Turqi si arsye kryesore theksohet se eprorët ushtarak kanë refuzuar urdhërat e dyshimta nga oficerët puçistë.

Më tej theksohet roli vendimtar i nënoficerit Omer Halisdemir, i cili u vra pasi ai e vrau gjeneralin puçist Semih Terzi, i cili kishte planifikuar arrestimin e kryeministrit, ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të Turqisë.

Gjithashtu theksohet edhe për rolin e rëndësishëm të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili përkundër kërcënimeve nga avionët dhe artileria e puçistëve, u nis me avion nga Marmarisi dhe mbërriti në Stamboll, si dhe u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në rrugë për të mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues.

Aktakuza përmban një total prej 1.300 faqesh, përfshirë 267 të dyshuar për tentativë të grusht shtetit ushtarak, ku i akuzuari i parë është lideri i organizatës terroriste FETO, Fethullah Gylen.

Turqia formalisht ka kërkuar nga SHBA-të arrestimin dhe ekstradimin e Gulenit, i cili jeton në Pensilvani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit