Eksportet e Turqisë në gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u rritën me 12.3 për qind, duke arritur në 13.289 miliardë dollarë
ANKARA (AA) – Eksportet e Turqisë në gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u rritën me 12.3 për qind, duke arritur në 13.289 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në të njëjtën kohë, importet e Turqisë u rritën me 15.3 përqind, duke arritur në 19.162 miliardë dollarë. Deficiti i tregtisë së jashtme u rrit me 22.8 për qind, duke arritur në 5.873 miliardë dollarë.