0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Turqi, dimri shton vuajtjet e refugjatëve sirianë

Më të lexuarat

Sirianët të cilët kanë ikur nga vendi i tyre për shkak të luftës civile tani po përballen me acarin e dimrit në qytetin Van të Turqisë

VAN (AA) – Sirianët të cilët kanë ikur nga vendi i tyre për shkak të luftës civile tani po përballen me acarin e dimrit në qytetin Van të Turqisë ku momentalisht qëndrojnë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kushtet e këqija të motit që kanë përfshi pjesën lindore të Turqisë, i kanë vënë në vështirësi sirianët të cilët jetojnë në kontejnerë të refugjatëve dhe tenda.

Halil Yasin me 5 fëmijët e tij ka ikur nga Siria dhe ka kërkuar vendstrehim në Turqi ku ka nisur një jetë të re së bashku me familjen e tij në qytetin Van. Ai për gazetarin e AA-së tregon vështirësitë e tyre.

Yasin tha se mundohet ta kalojnë këtë dimër në tenda. “Jetojmë me ndihmat e njerëzve humanë. Për shkak se nuk kam punë nuk mund të gjej para. Për shkak të motit të ftohtë më së shumti fëmijët tanë sëmuren”, thotë ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit