-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Turqi, arrestohet nipi i Gulenit dhe 28 persona të tjerë

Më të lexuarat

Në kuadër të operacionit policor, në të njëjtën kohë janë bastisur 73 lokacione, me qëllim të gjetjes së personave përgjegjës për anën financiare të organizatës terroriste FETO/ PDY

IZMIR (AA) – Në operacionin e policisë turke në Izmir kundër organizatës terroriste FETO/PDY nga liria janë privuar 29 persona, duke përfshirë edhe nipin e Fetullah Gulenit, udhëheqësit të kësaj organizate, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç mëson AA nga burime të policisë, në kuadër të operacionit policor, në të njëjtën kohë janë bastisur 73 lokacione, me qëllim të gjetjes së personave përgjegjës për anën financiare të organizatës terroriste FETO/ PDY.

Në operacionin policorë është arrestuar nipi i Fetullah Gulenit, Mehmet Mezher Gulen, i cili është në krye të “institucionit arsimor të kësaj organizate në Turqi”.

Bastisjet janë kryer në rajonin e gjerë të Izmirit, ndër të tjera edhe në një vendbanim studentorë në rrethin Bergama si dhe hapësirat e një shoqate të ndërmarrësve.

Operacioni i policisë është në zhvillim e sipër, kështu që numri i të arrestuarave mund të rritet.

Fethullah Gulen është kreu i organizatës terroriste FETO/PDY me të cilën ishin të lidhura disa institucione shtetërore me “strukturat paralele”, të cilat përmes shpërdorimit të detyrës u përpoqën për të destabilizuar vendin dhe për të kryer grusht shteti.

Në lidhje me këtë organizatë në Turqi janë duke u zhvilluar disa procese gjyqësore në të cilat janë ngritur akuza për përgjime, të abuzimit të pozitës, grusht shteti dhe aktivitete të tjera kriminale.

Operacionet policore kundër organizatës së Gulenit në Turqi kanë filluar në vitin 2014 dhe deri më tani janë ndaluar gjithsej 3,146 të dyshuar. Urdhër arresti është lëshuar për 629 prej tyre.

Autoritetet turke më 2 shkurt kanë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës shfuqizimin e “kartës së gjelbër” të Fethullah Gulenit. Atij më 28 janar 2015 në bazë të “dëshmisë së rreme” i është anuluar pasaporta turke.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit