Policia turke ka arrestuar terroristin që vrau 39 persona në lokalin e natës në Stamboll mbrëmjen e Vitit të Ri.
Ai u arrestua në Stamboll gjatë një operacioni të madh policor. Abdulkadir Masharipov u arrestua së bashku me djalin e tij të mitur gjatë aksionit.
Për 17 ditë ai ishte njeriu më i kërkuar në Turqi për sulmin terrorist.
Mediat turke shkruajnë se arrestimi i tij ka ardhur pasi autori ka kryer një vizitë mjekësore. Mediat turke kane postuar edhe kete foto ku duket i dhunuar autori i sulmit.