8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Turqi – Anija e parë e sondimit vjen në fund të muajit

Më të lexuarat

Këtë vit Turqia do të fusë në inventarin e saj një anije tjetër eksploruese, “Deepsea Metro-2”, me të cilën në vitin 2018 do të bëjë sondime në Detin e Zi dhe Mesdhe për naftë dhe gaz natyror.

 

Anija me emrin “Deepsea Metro-2” që është nisur për lundrim nga porti Hoylandsbygda në brigjet jugore të Norvegjisë pritet të mbërrijë në Turqi më 31 dhjetor. Korporata e Hidrokarbureve të Turqisë (TPAO) do ta përdorë anijen për sondim në Mesdhe. Kjo anija e parë që TPAO do ta përdorë për shpim aktiv.

Turqia studimet sizmike vazhdon ti kryejë me anijet e saj eksploruese të naftës dhe gazit. Synimi është që anija e shpimit ti fillojë punimet në Mesdhe në fillim të vitit të ardhshëm.

Me anijen “Deepsea Metro-2”, e cila do të hyjë në inventarin e Turqisë, çdo vit do të zhvillohen aktivitete sondimi në Detin e Zi dhe Mesdhe.

Anija e shpimit “Deepsea Metro-2” është prodhuar në Korenë e Jugut dhe ka hyrë në shërbim në vitin 2011. Anija është rreth 229 metra e gjatë dhe mund të shpojë në thellësinë nga 12 mijë deri në 40 mijë feet.

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak në deklaratën që bëri në lidhje me çështjen tha:

Ndërsa kërkimet sizmike i vazhdojmë me dy anijet tona, me anë të anijes së parë të sondimit, për blerjen të cilës procesi ka përfunduar dhe së fundmi janë hedhur edhe firmat dhe që deri në fund të këtij viti do ta fusim në inventarin tonë, në vitin 2018 do të realizojë shpimin e parë në thellësi në Detin e Mesdheut. Askush të mendojë se e ka Mesdheun detin e babait, e ka pasurinë e tij. Ne këto kërkime do të vazhdojmë ti bëjmë edhe si Turqi në zonat tona ekonomike ekskluzive që i përfitojmë nga ligji ndërkombëtar, ashtu edhe në zonat e licencuara të Republikës Turke të Qipros së Veriut.  Askujt të mos i vijë keq për këtë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit