1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Turqi, 25 miliardë dollarë ndihma për refugjatët sirianë

Më të lexuarat

Ndërsa Turqia e cila është vendi që ka pritur refugjatë më shumë se sa të gjitha vendet e botës, përmes AFAD është bërë një derë shprese për sirianët e ikur nga lufta

ANKARA (AA) – Turqia është vendi që strehon më shumë refugjatë në botë. Ndërkohë për refugjatët sirianë deri më tani janë dhënë ndihma me vlerë rreth 25 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqia e cila është një shembull në botë përsa i përket dhënies së ndihmës humanitare, aktualisht vazhdon të jetë dritë shprese për sirianët që ndodhen në këtë vend për shkak të krizës më të madhe humanitare që ka ndodhur deri më sot prej Luftës së Dytë Botërore.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka siguruar nga zyrtarët e Kryesisë së Institucionit të Menaxhimit të Emergjencave Civile dhe Fatkeqësive Natyrore (AFAD), thuhet se 13.5 milionë qytetarë nga Siria, popullsia e të cilës është 20 milionë, kanë nevojë imediate për ndihma humanitare. Në këtë periudhë rreth 4.9 milionë sirianë kanë gjetur zgjidhje duke shkuar në vendet fqinje.

Ndërsa Turqia e cila është vendi që ka pritur refugjatë më shumë se sa të gjitha vendet e botës, përmes AFAD është bërë një derë shprese për sirianët e ikur nga lufta.

Në këtë kuadër AFAD përmes 26 qendra të banimit të ngritura për refugjatët, punon për të përballuar nevojat e tyre ushqimore, sociale, psikologjike dhe shëndetësore. Në këto qendra krahas ndihmës për kushtet e jetesës jepen edhe kurse për profesione të ndryshme.

510 mijë sirianë vazhdojnë arsimin e tyre në Turqi

AFAD për të ndihmuar sirianët e ikur nga shtëpitë e tyre që të mos humbin një brez përsa i përket arsimimit, në bashkëpunim me Ministrinë turke të Arsimit, jep shërbim në fushën e arsimit për 510 mijë sirianë, nga kopshtet deri në shkollën e mesme. Ndërkohë që 245 prej tyre janë vendosur në qendrat e përkohshme të arsimit, 183 mijë të tjerë vazhdojnë arsimin në shkollat shtetërore.

Në Turqi kanë lindur 200 mijë fëmijë refugjatë

Në Turqi deri më tani janë realizuar 840 mijë ndërhyrje kirurgjikale të refugjatëve nga Siria dhe Iraku. Krahas kësaj në të gjithë Sirinë, deri më tani ka mbi 1 milionë refugjatë të shtuar, ndërsa kanë marrë shërbim klinik 22.5 milionë refugjatë.

Ndërkohë 200 mijë fëmijë të refugjatëve kanë hapur sytë për herë të parë në Turqi. Në kampet e ngritura janë krijuar ambiente të veçanta për nënat shtatzëna, nënat me fëmijë të vegjël, etj.

Nga ana tjetër Turqia ka ndërguar 31 mijë e 66 mjete transporti të mbushura me ndihma humanitare me vlerë rreth 1.75 miliardë lira turke, për sirianët që ndodhen në vendin e tyre dhe që kanë nevojë për ndihmë.

Turqia i strehon e vetme

Turqia ka harxhuar rreth 21 miliardë dollarë, në mënyrë që refugjatët sirianë të mund të jetojnë sipas standardeve të vendosura nga OKB-ja dhe në mënyrë që ato të rindërtojnë jetën e tyre.

Ndihmat e institucioneve ndërkombëtare nuk kanë qenë më shumë se 526 milionë dollarë, ndërsa Turqia gjithsej, duke përfshirë edhe ndihmat e shoqërisë civile ka dhënë një kontribut prej 25 miliardë dollarësh për refugjatët sirianë.

Turqia e cila ka strehuar e vetme më shumë se gjysmën e të gjithë refugjatëve të Sirisë, është shpallur nga OKB si vendi që strehon më shumë refugjatë në botë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit