3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Turqi, 17 terroristë të neutralizuar në operacionet anti terror

Më të lexuarat

Sipas një njoftimi në ueb-faqen zyrtare të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë turke thuhet se në tre qytete të Turqisë, Mardin, Shirnak dhe Hakkari 17 terroristë janë neutralizuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas këtij njoftimi në operacionet të cilat ende vazhdojnë në Nusajbin të Mardinit gjatë ditës së djeshme 7 pjesëtarë të organizatës terroriste, PKK janë neutralizuar, ndërsa 2 të tjerë janë dorëzuar. Në operacionet anti-terror në këtë qytet numri i terroristëve të neutralizuar ka shkuar në 244.

Sipas të njëjtit njoftimi thuhet se në operacionet në Shırnak ditën e djeshme 4 terroristë janë neutralizuar dhe një tjetër është dorëzuar. Në operacionet të cilaet ende vazhdojnë në këtë qytet deri më tani janë neutralizuar gjithsej 212 terroristë.

Ndërsa në operacionet anti-terror të forcave të sigurisë turke në Jyksekova të qytetit Hakkari, 2 terroristë janë neutralizuar, ndërkohë është gjetur edhe trupi i një tjetër terroristi. Numri i terroristëve të vrarë në këtë qytet ka shkuar në 177.

Në operacionet e forcave të sigurisë në Silopi me dorëzimin e 2 terroristëve, numri i pjesëtarëve të organizatës terroriste, PKK të neutralizuar në këtë qytet arriti në 10. Ndërsa në operacionet që ende vazhdojnë në Fshatin Aslanbasher të Shirnak-ut 2 terroristë u neutralizuan nga forcat e sigurisë.

Në njoftim thuhet gjithashtu se gjatë operacioneve është asgjësuar një sasi e madhe eksplozivi dhe lëndë plasëse.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit