13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Turpëruese: Hajdutët thyejnë dhe plaçkitin Xhaminë në Prishtinë në ditën e Bajramit (FOTO)

Më të lexuarat

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur sot në ditën e festës së Bajramit, në Prishtinë. Pas faljes së namazit të Fiter Bajramit hajdutët e kanë thyer një Xhami.

Ngjarja ka ndodhur në lagjën Tophane.

Disa dëshmitarë i kanë thënë “Zëri”, se kur kanë shkuar për ta falur namazin e xhumasë e kanë gjetur të hapur derën e Xhamisë.

Dhe, me të hyrë brenda, aty i kanë parë disa mjete të forta të cilat besohet se janë përdorurë për ta thyer një kasafortë ku xhemati zakonishtë po linte para për të kontribuar në mirëmabjtjen e Xhamisë.

 

“Zëri” mëson se nga kasaforta janë vjedhur një shumë e parave që i kishtë lënë xhemati për sadaka qe disa ditë, sidomos sot në ditën e Bajramit.

Po ashtu janë vërejtur edhe disa dëme të vogla materiale brenda Xhamisë të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga hajdutët në përpjekjet e tyre për të gjetur diçka me vlerë.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit