Kjo ishte hera e gjashtë këtë muaj që diplomati danez thirret për akte të përsëritura të përçmimit të Kuranit
Burimet diplomatikë thanë se Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Türkiyes thirri të ushtruesin e detyrës ambasador i Danimarkës në Ankara për një tjetër akt të përçmimit të Kuranit, raporton Anadolu.
“I ngarkuari me punë i Ambasadës daneze në Ankara u thirr sërish në Ministrinë tonë sot, ndërsa aktet e djegies së librit tonë të shenjtë, Kuranit, vazhduan përpara ambasadës sonë në Kopenhagë dhe ambasadave të disa vendeve muslimane”, thonë burime, të cilët kërkuan të mbesin anonime për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për mediat.
Kjo ishte hera e gjashtë këtë muaj që diplomati danez thirret për akte të përsëritura të përçmimit të Kuranit.
Më herët, qeveria daneze tha se kishte paraqitur një projektligj që kriminalizon djegien publike të librave fetare.
Figura dhe grupe islamofobike në Evropën Veriore muajt e fundit kanë kryer vazhdimisht djegie të Kuranit dhe përpjekje të ngjashme për të përçmuar librin e shenjtë musliman, duke shkaktuar zemërim nga vendet muslimane dhe mbarë bota.