Nga rrënojat e ndërtesës Merve në qytetin Adıyaman u shpëtua 212 orë pas tërmetit gruaja 77-vjeçare Fatma Güngör
Nga rrënojat e ndërtesës Merve në qytetin Adıyaman u shpëtua 212 orë pas tërmetit gruaja 77-vjeçare Fatma Güngör, transmeton Anadolu.
Në qytetin Adıyaman vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e ndërtesave që u shembën pas tërmeteve 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër në Kahramanmaraş.
Ekipet e AFAD-it, kantierit Gölcük dhe të xhandarmërisë, pas 212 orësh nga tërmeti shpëtuan 77-vjeçaren Fatma Güngör nga rrënojat në pallatin me 7 kate Merve në lagjen Ali Taş.
Güngör u transportua në ambulancë dhe më pas u dërgua në spital.
Të afërmit e saj të cilët po prisnin përreth rrënojave, përqafuan ekipet e kërkim-shpëtimit.