“Këshilla ime për ata që do të bëjnë hifzin është të sakrifikojnë. Të mos thonë: ‘Nuk kam kohë, kam shumë punë’. Nuk është e nevojshme ta përfundoni menjëherë, mund të zgjasë edhe pesë ose dhjetë vjet”, thotë hafizja nga Türkiye
KÜTAHYA (AA) – Amvisja Ummahan Kalkan, e cila realizoi ëndrrën e saj për t’u bërë hafize, mori certifikatën përfundimit të mësimit përmendsh të Kuranit në moshën 63-vjeçare, raporton Anadolu.
Kalkan, e cila ka tre fëmijë dhe shtatë nipër e mbesa që duan të jenë hafizë, e realizoi ëndrrën duke e përfunduar hifzin, të cilin e filloi në Kursin e Kuranit Şevelli në vitin 2013.
Kalkan, e cila vitin e kaluar kishte të drejtë të merrte certifikatën (ixhazet) me anë të provimit, e mori certifikatën nga Sedide Akbulut, Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimeve Arsimore të Kryesisë së Çështjeve Fetare, në Ceremoninë e Licencimit të Hifzit të organizuar nga Myftinia e Kütahyas.
Kalkan u tha gazetarëve se ishte e lumtur që realizoi ëndrrën e saj për tu bërë hafize, të cilën e kishte ëndërruar që në rini.
Ajo u shpreh se procesi i përgatitjes për hafizin nuk ishte shumë i lehtë, por që ajo kurrë nuk u dorëzua.
“Unë jam amvise, ndaj kemi shumë punë për të bërë. Vazhdova jetën time gjatë këtij procesi. Djali im ishte beqar, e martova. U bëra me nipa dhe mbesa. Por kam bërë sakrificë për hifzin. Kështu që unë munda t’i bëja të gjitha. Këshilla ime për ata që do të bëjnë hifzin është të sakrifikojnë. Të mos thonë: ‘Nuk kam kohë, kam shumë punë’. Nuk është e nevojshme ta përfundoni menjëherë, mund të zgjasë edhe pesë ose dhjetë vjet”, thotë hafizja nga Türkiye.
/AA/