Pohimi i bujshëm por aspak i pabesueshëm i kryeministres britanike
Kryeministrja e Britanisë së Madhe Liz Truss tha se ajo është “një sioniste e madhe dhe mbështetëse e Izraelit”, transmeton Anadolu Agency.
Truss e bëri njoftimin ndërsa iu drejtua një pritjeje për Miqtë Konservatorë të Izraelit (CFI) në Birmingham.
“Jam shumë e kënaqur që jam këtu për herë të parë në një event të CFI-së si kryeministre e juaja. Siç e dini, unë jam një sioniste e madhe, unë jam një mbështetëse e madhe e Izraelit dhe e di që ne mund të forcojmë marrëdhëniet britaniko-izraelite”, tha Truss.
Videoja në të cilën dëgjohet deklarata e saj është shpërndarë në rrjetet sociale.