14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

“Trupi i birit tim ende është nën rrënoja në Siri”

Më të lexuarat

Dëshmitarë të tiranisë së organizatës terroriste DEASH në qytetin Al Bab, janë duke u përpjekur t’i harrojnë përjetimet e këqija derisa qyteti ishte në kontrollin e organizatës terroriste

AL BAB (AA) – Halit Süleyman

Dëshmitarët e tiranisë së organizatës terroriste DEASH në qytetin Al Bab të çliruar nga Ushtria e Lirë Siriane (ULS), e mbështetur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) në kuadër të Operacionit “Mburoja e Eufratit”, nga njëra anë janë duke u përpjekur t’i harrojnë përjetimet e këqija, teksa nga ana tjetër përpiqen t’i shërojnë plagët e tyre, shkruan Anadolu Agency (AA).

Qyteti Al Bab në verilindje të Halepit i cili u çlirua nga DEASH-i pasi ishte skenë u luftimeve të gjata, thuajse është shndërruar në rrënoja si pasojë e sulmeve me autobombë nga organizata. Një kohë Al Babi llogaritej si qendra e tregtisë, ndërkohë që organizata terroriste DEASH ka përdorur shtëpitë, shkollat, xhamitë dhe sallat e dasmave në këtë qytet si shtabe.

Organizata terroriste DEASH, e cila gjatë luftimeve dhe sulmeve ajrore ka përdorur edhe civilët si mburojë e gjallë, ka penguar ata që kanë dashur ta lëshojnë qytetet duke i detyruar të gërmojnë tunele. Në të njëjtën kohë, DEASH ka përdorur si shtab bodrumet e ndërtesave të civilëve, duke shkaktuar që avionët e koalicionit të bombardojnë shtëpitë e civilëve.

Abdulbasit Kadur, njëri nga banorët e Al Babit shtëpia e të cilit është rrënuar si pasojë e një sulmi ajror pasi që shtëpia e tij gjendej në afërsi të një shtabi të organizatës terroriste DEASH, duke folur për AA, tha se nga qyteti është larguar pak para se ai të çlirohet nga duart e DEASH-it dhe se është kthyer menjëherë pas është çliruar.

“Trupi i të birit tim ende është nën rrënoja”

50 vjeçari Kadur rrëfen se disa herë me familjen e tij është përpjekur ta ikë nga qyteti, megjithatë secilën herë është kthyer mbrapa në pikat e kontrollit të organizatës. “Shtabi i DEASH-it ishte në afërsi të ndërtesës sonë. Avion ushtarak e bombardoi shtabin. Gjatë sulmit ndërtesa jonë u rrënua. Në ndërtesë kisha shtatë apartamente. I biri im 19 vjeçar ishte brenda në ndërtesë. Gjatë bombardimit i biri, daja dhe fqinjët e mi vdiqën. Trupat e tyre ende janë nën rrënoja”, vazhdoi Kadur.

Babai Kadur me lot në sy rrëfen se trupi i pajetë i të birit ende gjendet nën rrënoja.

“Trupi i pajetë i të birit dhe pesë personave të tjerë prej 18 ditësh janë nën rrënoja. Me ekipet e mbrojtjes civile deshëm t’i pastrojmë rrënojat. Dua që të birin tim ta nxjerrë nga rrënojat dhe të varrosë. Disa ditë shkova në Çobanbej”, thekson Kadur, duke shtuar se sërish është kthyer në Al Bab pasi që nuk ka mundur ta përballojë faktin që i biri i tij gjendet nën rrënoja.

Kadur më tej tregon se shumë ndërtesa janë shembur si pasojë e sulmeve me bomba të organizatës terroriste DEASH, duke tërhequr vëmendjen se ekzistojnë gjasat që në shumë prej këtyre ndërtesave të gjenden trupa të pajetë.

“DEASH nuk u jepte leje atyre që donin të largoheshin nga qyteti”

Ahmed Muaze Ebu Mahmud, mjeshtër i gjeneratorëve, nga ana tjetër, tregon se pas çlirimit të qytetit nga organizata terroriste DEASH jeta gjithnjë e më shumë po i kthehet normales. “U kthyem në qytetin tonë të çliruar nga duart e organizatës terroriste tradhtare DEASH. Banorët dalëngadalë kanë filluar të kthehen në qytet. Vendet e rrënuara me kohë rindërtohen. Natyrisht, për këtë kemi pak nevojë për kohë”, vuri në pah Mahmud.

Duke rrëfyer se nga qyteti kanë ikur pasi organizata terroriste e ka shkatërruar atë, Mahmud thotë:

” DEASH nuk u jepte leje atyre që donin të largoheshin nga qyteti, ndërsa popullatën e përdorte si mburojë të gjallë kundër njësiteve të ULS-së dhe avionëve të koalicionit. DEASH ka vendosur mina në qytet dhe mjete shpërthyese posaçërisht në shtëpitë e civilëve. Rrugët dhe rrugicat ishin të pakalueshme për shkak të mjeteve shpërthyese. Ekspertë të ULS-së për çaktivizimin e bombave dhe ekipet e mbrojtjes civile janë duke vazhduar ta pastrojnë qytetin nga minat dhe mjetet shpërthyese të vendosura nga DEASH”.

TSK dhe ULS, në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” që filloi më 24 gusht, pasi e pastruan linjën Azez-Jarablus nga organizatat terroriste, në dhjetor të vitit 2016 u drejtuan për në Al Bab. Njësitet e ULS-së, të mbështetura nga TSK, pasi morën nga DEASH-i qytetin më 23 shkurt, të njëjtën ditë nga organizata morën edhe qytezën Kabasin dhe fshatin Bizza.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit